Standardet ISO

Standardet ndërkombëtare ISO ofrojnë zgjidhje dhe përfitime për pothuajse të gjithë sektorët dhe aktivitetet. Këto standarde mundësojnë menaxhimin e cilësisë dhe vlerësimin e konformitetit duke siguruar kështu që produktet dhe shërbimet të jenë të sigurta, të besueshme dhe të cilësisë së mirë.

Standardet ISO sigurojnë cilësi, siguri, kujdes ndaj mjedisit, besueshmëri, efiçiencë, efektivitet si dhe ndërveprim me kosto të ulëta ekonomike. Ato mund të aplikohen në produkte, shërbime, procese si dhe tek personeli.

Për aktivitetet prodhuese, standardet janë mjete strategjike që ndihmojnë në uljen e shpenzimeve duke minimizuar gabimet, zvogëluar humbjet dhe duke ndikuar në rritjen e produktivitetit. Ato ndihmojnë aktivitetet për zgjerim në tregje të reja, rrisin avantazhet konkurruese në vendet në zhvillim dhe lehtësojnë tregtinë e lirë ndërkombëtare.

Përfitimet e zbatimit të standardeve ISO:

  • Përmirësimi i performances;
  • Riorganizimi i proceseve të ndërmarrjes;
  • Menaxhimi efikas i burimeve;
  • Menaxhimi i rrezikut;
  • Nxitja e inovacioneve;
  • Përmirësimi i kënaqësisë së konsumatorit;
  • Qasje në tregjet e reja;
  • Sigurimi i qëndrueshmërisë së aktivitetit;
  • Përfitime mjedisore – uljen e ndikimit negativ në mjedis

Mëso më shumë

sq