Standardet e Sistemeve Menaxheriale
Standardet ISO të sistemit të menaxhimit ofrojnë modele për t’u zbatuar kur zhvillojmë dhe operojmë me një sistem të menaxhimit. Ashtu si të gjitha standardet ISO, ato janë rezultat i konsensusit të ekspertëve ndërkombëtarë dhe ofrojnë kështu përvoja të suksesshme dhe praktika të mira të menaxhimit.
Standardet për sistemet e menaxhimit janë:
ISO 9000 – Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë (SMC)
ISO 14000 – Sistemet e Menaxhimit të Mjedisit (SMM)
ISO 27000 – Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (SMSI)
ISO 45001 – Menaxhimi i Shëndetit dhe Sigurisë në Punë
ISO 22000 – Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore (SMSU)
Përfitimet e një sistemi efektiv të menaxhimit përfshijnë: – përdorim më efikas të burimeve; – menaxhim adekuat të rrezikut; – dhe rritje të kënaqësisë së konsumatorit, pasi që shërbimet dhe produktet në vazhdimësi ofrojnë ato veti që ndërmarrjet premtojnë.