Seria e standardeve ISO 14000

Seria e standardeve ISO 14000 trajton aspekte të ndryshme të menaxhimit të mjedisit. Ajo siguron mjete praktike për ndërmarrjet dhe organizatat që kërkojnë të identifikojnë dhe kontrollojnë ndikimin e tyre në mjedis dhe vazhdimisht të përmirësojnë performancën e tyre mjedisore. Seria e standardeve ISO 14000 për menaxhimin e mjedisit është krijuar për të siguruar mjete praktike për t’i ndihmuar ndërmarrjet në zbatimin e veprimeve mbështetëse për zhvillimin e qëndrueshëm.

ISO 14001 – Manaxhimi mjedisor përfaqëson kalimin e drejtimit të kompanisë nga vetëm respektimin e ligjeve, në një manaxhim të aktivitetit përkushtuar parandalimit të ndotjes dhe të përmirësimit të ndikimeve mjedisore.
Mbrojtja e mjedisit merr për cdo kompani një rol gjithmonë e më të rëndësishëm. Shumëllojshmëria dhe shtimi i burimeve të ndotjes, kontrolli gjithmonë e më i kujdesshëm që shtetet janë duke bërë rreth temës së mjedisit dhe ashpërsimi i dënimeve për cilindo që ndot mjedisin, tregojnë që është e nevojshme që të veprohet.

Objektivat dhe Avantazhet

Identifikimin e efekteve mjedisore dhe vlerësimin e pikave të forta dhe të dobëta të kompanisë, nga pikpamja legjislative, teknike dhe organizative; Monitorimin konstant të impaktit mjedisor për të parandaluar situata negative dhe për të qënë të gatshëm për situata emergjente.

Avantazhet e zbatimit të standardit ISO 14001:2015

  • Përmirësimin e eficencës së proceseve prodhuese ose të sherbimeve;
  • Mbajtjen nën kontroll dhe monitorimi e zbatimit të aspekteve ligjore;
  • Përmirësim i ndikimeve mjedisore të kompanisë;
  • Plotësim i kërkesat te klientëve, enteve dhe legjislacionit;
  • Krijim i nje imazhi dhe hapesire te re per kompanine tek klientet dhe ambjentet ne te cilat ushtron aktivitetin kompania.

Tirana Food Consulting ofron monitorimin e zbatimit të standardit ISO 14001 duke zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare dhe konsulencën e nevojshme për ngritjen e Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë për çertifikimin e aktivitetit tuaj.

sq