Certifikimi përbën një hap thelbësor për garantimin e zbatimit të standardeve të Sigurisë dhe Cilësisë Ushqimore në të gjitha fazat e prodhimit, duke mundësuar rritjen e besueshmërisë te konsumatorët dhe hapjen e mundësive për zgjerim në tregje të reja. Ky proces siguron që produktet të jenë në përputhje me kërkesat ligjore dhe të tregut, duke forcuar pozicionin e bizneseve në sektorin ushqimor.
Procedurat e certifikimit janë komplekse dhe kërkojnë ekspertizë teknike të lartë. Tirana Food Consulting ofron shërbime profesionale për çdo projekt që lidhet me standardizimin e sigurisë dhe cilësisë ushqimore, duke ndihmuar bizneset të zhvillojnë kapacitetet e tyre dhe të përmbushin me sukses kërkesat për implementimin e standardeve ndërkombëtare.