ÇERTIFIKIMI HACCP
HACCP është një sistem menaxhimi që çdo operator në sektorin e ushqimit duhet të zbatojë për të vlerësuar dhe përllogaritur rreziqet, dhe për të vendosur masa kontrolli për të parandaluar probleme higjienike dhe sanitare në të gjitha fazat e prodhimit dhe përpunimit të produkteve ushqimore. Parimet HACCP janë pjesë e Direktivave Europiane dhe e Legjislacionit Shqipëtar të Ushqimit, implementimi i të cilave është kërkese ligjore për të gjithë operatorët e industrisë ushqimore. Legjislacioni shqiptar me udhëzimin Nr. 20, datë 25.11.2010 “Për zbatimin e programeve paraprake, të praktikave të mira të higjenës, praktikave të mira të prodhimit dhe procedurave të bazuara në analizën e rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit (HACCP) në stabilimente ushqimore”, parashikon detyrimin për të aplikuar protokollin HACCP për të gjithë operatorët në sektorin e ushqimit.
7
Ky sistem përfshin shtatë parime themelore që përdoren në zbatimin e HACCP
- Analiza e Rreziqeve që përfshinë identifikimin e të gjitha rreziqeve, të cilat duhet të parandalohen, të mënjanohen ose të zvogëlohen në nivelin e pranueshëm
- Përcaktimi i Pikave Kritike te Kontrollit (PKK) në vendet ku kontrollimi është i rëndësishëm për parandalimin, mënjanimin ose zvogëlimin e rreziqeve në nivel të pranueshëm
- Vendosja e Kufijve Kritik (KK) në pikat kritike të kontrollit (PKK), të cilat e ndajnë të pranueshmen nga e papranueshmja për parandalimin mënjanimin ose zvogëlimin e rreziqeve të identifikuara
- Vendosja e sistemit monitorues për kontrollin e pikave kritike të kontrollit (PKK)
- Vendosja e veprimeve korrigjuese që duhet të merren kur gjatë monitorimit vërehet se pika kritike e kontrollit nuk është nën kontroll
- Vendosja e procedurave të verifikimit për konfirmim që sistemi HACCP është duke funksionuar përpiktë
- Krijimi i dokumentacionit lidhur me të gjitha procedurat dhe regjistrat e përshtatshme për këto parime dhe aplikimin e tyre
Avantazhet e zbatimit të sistemit HACCP
- Shpreh përkushtimin e përgjegjësive ndaj sigurisë ushqimore
- Krijon kulturën e sigurisë ushqimore brenda kompanisë
- Zvogëlon pasojat ekonomike që mund të shfaqen
- Mbron konsumatorin dhe shëndetin publik
- Nxit tregtinë ndërkombëtare duke rritur besimin në sigurinë e ushqimit; Lehtëson inspektimet nga autoritetet kombëtare
Tirana Food Consulting ofron monitorimin e zbatimit të standardit HACCP duke zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare dhe konsulencën e nevojshme për ngritjen e Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë për çertifikimin e aktivitetit tuaj.
- 00355 67 75 75 020
- 00355 68 31 94 900
- [email protected]
- www.tiranafoodconsulting.com
- Rruga Don Bosko, Tiranë, Shqipëri