Kush jemi ne?
Rreth nesh
Tirana Food Consulting u themelua në vitin 2022 nga dëshira e një grupi profesionistësh për ti ofruar bizneseve mbeshtetje të kujdesshme, me qëllim zbatimin e standardeve në fushën e Sigurisë dhe Cilësisë Ushqimore, si dhe monitorimin e zbatimit të tyre në të gjitha hapat e zinxhirit ushqimor. Kjo skuadër ofron ekspertizë të gjerë dhe cilësore në konsulencë, duke promovuar investime të qëndrueshme për aktivitetin tuaj dhe duke ruajtur një etikë të fortë pune. Fushat tona të ekspertizës përfshijnë Projektim në Ngritjen e Sistemeve të Sigurisë dhe Cilësisë Ushqimore, Monitorim dhe Konsulencë, dhe Zhvillimi i Strategjisë për Marketimin dhe Shitjen e produktit final.
Misioni jonë
Zgjidhje të personalizuar
Ne ju dëgjomë me kujdes për të kuptuar vizionin tuaj. Duke kombinuar përvojën tuaj me ekspertizën tone, ne ju ofrojmë zgjidhje optimale, duke zbatuar një sistem gjithëpërfshirës dhe maksimizuar efiçencën.
Produkti në fokus
Qëllimi ynë është që produkti i prodhuar të përmbushë standardet e Sigurisë dhe Cilësisë Ushqimore, dhe të jetë vlerë e shtuar në shportën e konsumatorit.
Zgjerim tregjesh
Ne punojmë fort që produkti i prodhuar të përmbushë parametrat e Sigurisë dhe Cilësisë Ushqimore dhe të jetë konkurues në tregjet lokale dhe ndërkombëtare, si një mundësi reale për maksimizimin e të ardhurave.
Suksesi i biznesit tonë është themeluar mbi vlerat:
Njerëzit
Ekspertiza dhe pasioni i ekipit tonë bëjnë të mundur suksesin tuaj. Ne inkurajojmë idetë, diversitetin dhe kulturën e punonjësve tanë.
Klientët
Ne jemi të përkushtuar ndaj klientëve tanë dhe zbatimit të standardeve të kërkuara. Gjithashtu, ne marrim përgjegjësi për zgjidhjen e sfidave dhe parashikimin e mundësive të reja.
Integriteti
Ne ruajmë gjithmonë përkushtimin tonë ndaj sjelljes, në mënyrë etike dhe me integritet, në çdo aktivitet që bëjmë çdo ditë të vitit.
- 00355 67 75 75 020
- 00355 68 31 94 900
- [email protected]
- www.tiranafoodconsulting.com
- Rruga Don Bosko, Tiranë, Shqipëri