Kush jemi ne?

Rreth nesh

Tirana Food Consulting u themelua në vitin 2022 nga dëshira e një grupi profesionistësh për ti ofruar bizneseve mbeshtetje të kujdesshme, me qëllim zbatimin e standardeve në fushën e Sigurisë dhe Cilësisë Ushqimore, si dhe monitorimin e zbatimit të tyre në të gjitha hapat e zinxhirit ushqimor. Kjo skuadër ofron ekspertizë të gjerë dhe cilësore në konsulencë, duke promovuar investime të qëndrueshme për aktivitetin tuaj dhe duke ruajtur një etikë të fortë pune. Fushat tona të ekspertizës përfshijnë Projektim në Ngritjen e Sistemeve të Sigurisë dhe Cilësisë Ushqimore, Monitorim dhe Konsulencë, dhe Zhvillimi i Strategjisë për Marketimin dhe Shitjen e produktit final.

5-Langkah-Awal-HACCP.jpg

Misioni jonë

Zgjidhje të personalizuar

Ne ju dëgjomë me kujdes për të kuptuar vizionin tuaj. Duke kombinuar përvojën tuaj me ekspertizën tone, ne ju ofrojmë zgjidhje optimale, duke zbatuar një sistem gjithëpërfshirës dhe maksimizuar efiçencën.

Produkti në fokus

Qëllimi ynë është që produkti i prodhuar të përmbushë standardet e Sigurisë dhe Cilësisë Ushqimore, dhe të jetë vlerë e shtuar në shportën e konsumatorit.

Zgjerim tregjesh

Ne punojmë fort që produkti i prodhuar të përmbushë parametrat e Sigurisë dhe Cilësisë Ushqimore dhe të jetë konkurues në tregjet lokale dhe ndërkombëtare, si një mundësi reale për maksimizimin e të ardhurave.

Suksesi i biznesit tonë është themeluar mbi vlerat:

Njerëzit

Ekspertiza dhe pasioni i ekipit tonë bëjnë të mundur suksesin tuaj. Ne inkurajojmë idetë, diversitetin dhe kulturën e punonjësve tanë.

Klientët

Ne jemi të përkushtuar ndaj klientëve tanë dhe zbatimit të standardeve të kërkuara. Gjithashtu, ne marrim përgjegjësi për zgjidhjen e sfidave dhe parashikimin e mundësive të reja.

Integriteti

Ne ruajmë gjithmonë përkushtimin tonë ndaj sjelljes, në mënyrë etike dhe me integritet, në çdo aktivitet që bëjmë çdo ditë të vitit.

sq