Trajnime Profesionale për Siguri dhe Cilësi Ushqimore
Tirana Food Consulting është më shumë se një partner në konsulencë për implementimin e standardeve të sigurisë dhe cilësisë ushqimore. Ne shërbejmë edhe si Qendër Trajnimesh Profesionale, duke ofruar një platformë të specializuar për zhvillimin e aftësive në fusha kyçe të industrisë ushqimore dhe agrobiznesit.
Me fokus në edukimin dhe ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve, ofrojmë trajnimet e mëposhtme:
- Trajnime për Zbatimin e Sistemeve të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore: HACCP, ISO 22000, BRC, IFS dhe standarde të tjera ndërkombëtare.
- Trajnime mbi Certifikimet e Qëndrueshmërisë: GLOBALG.A.P. dhe standardet organike.
- Trajnime për Inspektimin dhe Auditimin: Inspektime bazuar në standardet kombëtare dhe ndërkombëtare për sigurimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore.
- Menaxhimi i Riskut dhe Praktikat e Mira Higjienike: Për parandalimin e kontaminimeve mikrobiologjike, kimike dhe fizike në të gjithë zinxhirin ushqimor.
- Trajnime për Teknologjinë dhe Proceset Ushqimore: Fokusuar në optimizimin e prodhimit, paketimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve ushqimore.
Trajnimet tona zhvillohen nga ekspertë me përvojë dhe janë të përshtatura për nevojat specifike të klientëve tanë, duke kombinuar teorinë me praktikat më të mira. Përmes këtyre trajnimeve, ne ndihmojmë organizatat dhe individët të përmbushin kërkesat ligjore, të arrijnë certifikimin e kërkuar dhe të përmirësojnë performancën e përgjithshme.
Zgjidhni Tirana Food Consulting për të rritur njohuritë dhe kompetencat në industrinë ushqimore!
- 00355 67 75 75 020
- 00355 68 31 94 900
- [email protected]
- www.tiranafoodconsulting.com
- Rruga Don Bosko, Tiranë, Shqipëri