ISO 22000 - Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore

Standardi ndërkombëtar ISO 22000:2005 përcakton kërkesat për projektimin dhe aplikimin e sistemit të manaxhimit të sigurisë ushqimore në kompanitë e sektorit agroushqimor. Ky standard konfirmon vlerën e parimeve të Codex Alimentarius për zhvillimin e sistemit HACCP dhe krijon një element lidhjeje ndërmjet sistemeve të manaxhimit të cilësisë sipas ISO 9001;2015 dhe sistemit të autokontrollit të kompanisë. Ky standard u intereson si kompanive të zinxhirit agroushqimor si dhe atyre që indirekt përfshihen në këtë zinxhir (psh, prodhues të paketimeve, ndërmarrje pastrimi etj).

Avantazhet e zbatimit të standardit ISO 22000

  • Zbatimi i standardit në të gjithë zinxhirin ushqimor;
  • Rrit garancinë në sigurinë e produkteve;
  • Dokumentimi i sigurisë ushqimore;
  • Vë theksin në parandalim në vend të korrigjimit të garancisë së sigurisë;
  • Eficiencë në kontrollin e kostove, që rrezulton nga minimizimi i kërcënimeve në ushqim;
  • Zhvillimi i dokumentacioneve për përputhshmërinë ligjore;
  • Përdorim më i mirë i burimeve;
  • Përmirësimi i imazhit të aktivitetit prodhues;
  • Promovimi në tregje ndërkombëtare duke rritur besimin në sigurinë e ushqimit.

Tirana Food Consulting ofron monitorimin e zbatimit të standardit ISO 22000 duke zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare dhe konsulencën e nevojshme për ngritjen e Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë për çertifikimin e aktivitetit tuaj.

sq