Seria e standardeve ISO 9000
Seria e Standardeve ISO 9000 adreson “Menaxhimin e Cilësisë”. Kjo nënkupton se çfarë duhet të veprojë ndërmarrja për të përmbushur kërkesat e klientit rreth cilësisë (fokusi tek klienti), si dhe kërkesat e aplikueshme rregullatore dhe ligjore. Përmes këtij standardi të sistemit të menaxhimit të cilësisë, synohet të përmbushen kërkesat e klientëve dhe arrihet kënaqshmëria e tyre, si dhe arrihet përmirësimi i vazhdueshëm i performancës së ndërmarrjes në ndjekje të objektivave të paracaktuara.
Seria e standardeve ISO 9000 përbëhet nga standardet e mëposhtme:
ISO 9000:2005 – Sistemet e menaxhimit të cilësisë – Parimet dhe fjalori
ISO 9001:2008 – Sistemet e menaxhimit të cilësisë – Kërkesat
ISO 9004:2009 – Menaxhimi për suksesin e qëndrueshëm të një organizate – Një qasje e menaxhimit të cilësisë
ISO 19011:2011 – Udhëzimet për auditimin e sistemeve menaxheriale
Avantazhet e zbatimit të standardit ISO 9001
Përfitimet e brendshme Rrit efikasitetin, ekonomizimin dhe rentabilitetin;
Fokus më të madh në objektivat e biznesit tuaj dhe pritjet e klientëve;
Vendos parimin e përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve si pjesë e kulturës korporative përmes veprimeve korrigjuese dhe parandaluese;
Ofron gjurmueshmërinë dhe lehtësinë e vlerësimit.
Përfitimet e jashtme Ofron përparësi konkurruese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;
Forcon imazhin e ndërmarrjes;
Ofron pranueshmërinë e ndërmarrjes nga konsumatorët në tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm;
Ofron besueshmërinë në produktin apo shërbimin e ofruar.
Tirana Food Consulting ofron monitorimin e zbatimit të standardit ISO 9001 duke zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare dhe konsulencën e nevojshme për ngritjen e Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë për çertifikimin e aktivitetit tuaj.