ÇERTIFIKIMI GLOBALGAP

Përmirësimi i kërkesës së konsumimit të ushqimit, ndërlidhet me zhvillimin e prodhimtarisë bujqësore e cila ka qëndrueshmëri ekonomike, shoqërore dhe mjedisore në mbarë botën.

Sot në shumicën e tregjeve kërkohen standarde të caktuara që garantojnë prodhimtari bujqësore të sigurtë dhe të qëndrueshme. Çertifikimi GlobalGap konsiderohet si një standard shumë i besueshëm për të demonstruar siguri dhe qëndrueshmëri ushqimore në fermë. Pra, duke respektuar pikat e kontrollit të GlobalGap dhe kriteret e pajtueshmërisë, prodhuesit mund të tregtojnë produktet e tyre si në nivel lokal dhe global. Standardi GlobalGap është i zbatueshëm në tre fushëveprime: bimë, bagëti dhe akuakulturë.

Kërkesat kryesore të standardit Global G.A.P kanë të bëjnë me:

  • Kërkesat teknike të prodhimit në lidhje me zbatimin e standardit në çdo pikë të raportit të inspektimit;
  • Kërkesat higjenike të prodhimit në lidhje me zbatim i rregullave të higjenës në njesite e prodhimit dhe në magazinim por jo vetem;
  • Kërkesat e ruajtjes së mjedisit e cila lidhet gjithashtu me trajnimet te punonjesve me qëllim shmangien e dëmtimit mjedisor gjatë prodhimit, vjelejs, transportit, pastrimit e paketimit si dhe magazinimit të produktit;
  • Kërkesa të kushteve të punës për punëtoret në mënyrë që të krijohen hapësira të nevojshme për punonjesit; për të pushuar, konsumuar ushqim dhe plotesuar nevojat e tyre gajtë kohës së punës;
  • Kërkesat në lidhje me gjurmueshmërine e produkteve të prodhuara dhe tregtuara e cila lidhet ngushtesisht me evidentimin e siperfaqes së prodhimit dhe prodhuesit si dhe me indetifikimin dhe perdorimin e indikacioneve të prodhimit Global G.A.P.

Qëllimi i standardit Global G.A.P konsiston në

  • Nxitje e sektorit privat për prodhuesit e produkteve bujqësore në mbarë botën për të miratuar dhe aplikuar praktika të sigurta dhe të qëndrueshme;
  • Minimizimin e rrezikut dhe rritjen e sigurisë ushqimore;
  • Pasjen e një standardi të vetëm e të njohur ndërkombëtarisht;
  • Krijimin dhe funksionimin e një forumi për përmirësim të vazhdueshëm.

Avantazhet e zbatimit të standardit GLOBAL G.A.P

  • Shton vlerën e produkteve tuaja duke iu përmbajtur një standardi të njohur globalisht;
  • Mund të keni qasje në klientë të rinj lokalë dhe botërorë, tregje, furnizues dhe shitës me pakicë;
  • E përmirëson efikasitetin e proceseve dhe menaxhimit të fermës;
  • Pajisje me një numër (GGN) të standardit GLOBALG.A.P. për identifikim dhe gjurmueshmëri të lehtë në një nivel afarist (B2B).

Tirana Food Consulting ofron monitorimin e zbatimit të standardit GlobalGap duke zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare dhe konsulencën e nevojshme për ngritjen e Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë për çertifikimin e aktivitetit tuaj.

sq