ÇERTIFIKIMI ORGANIK
Sektori bujqësor është një nga aktivitetet themelore të ekzistëncës së njerëzimit për faktin se ne duhet të ushqehemi çdo ditë nëpërmjet saj. Për këtë arsye aspektet historike, kulturore dhe vlerat e komunitetit janë të ngulitura në bujqësi. Ndër shekuj janë zhvilluar sisteme të ndryshme bujqësie, ku më të rëndësishmet janë:
Çfarë janë prodhimet organike?
- Prodhime organike janë konsideruar të gjitha llojet e prodhimeve ushqimeve cilësore dhe të sigurta për shëndetin e konsumatirit, të cilat janë kultivuar dhe prodhuar në një mënyrë të qëndrueshme ndaj mjedisit. Objektivi i bujqësisë organike është i fokusuar në përmirësimin e shëndetit të konsumatorëve dhe krijimi i një bashkëjetese në harmoni me tokën, bimët, kafshët dhe njerëzit.
- Kjo do të thotë shfrytëzimi i burimeve natyrore në mënyrë të qëndrueshme dhe zhvillimi i bujqësisë organike duke ruajtur ekosistemin, duke ruajtur dhe rritur pjellorinë e tokës dhe duke reduktuar të gjitha format e ndotjes. Metodat e prodhimit organik përfshijnë aplikimin e proçeseve dhe substancave natyrore, dhe kufizimin e përdorimit të agjenteve sintetike, përfshi insekticidet, herbicidet, fungicidet etj, me qëllim luftimin në mënyrë biologjike të të gjitha llojeve të dëmtuesve.
Proçesi i çertifikimit organik
- Çertifikimi organik është një proçes që mundëson cilësimin e ushqimeve dhe produkteve të tjera bujqësore të përfaqësohen si organike. Në përgjithësi, çdo biznes i përfshirë drejtpërdrejt në prodhimin e ushqimit mund të çertifikohet si organike, duke përfshirë furnizuesit e farave, fermerët, përpunuesit e ushqimit, tregtarët etj.
- Standardi Organik është një platformë e fokusuar në identifikimin dhe plotësimin e kërkesave të standardit organik gjatë proçesit të prodhimit të produkteve ushqimore si dhe plotësimin e kërkesave bazuar në parametrat e sigurisë ushqimore, duke përfshirë aspektet e higjenës, Praktikat e Mira Prodhuese, infrastrukturën prodhuese, funksionimin e sistemit të auditimit të brendshëm etj. Nga plotësimi i këtyre parametrave kompania prodhuese demonstron aftësitë për të identifikuar dhe kontrolluar pajtueshmërinë e Sistemit të Menaxhimit Organik konform standardit Organik.
- Pas finalizimit të marrëveshjes me klientin, trupa çertifikuese inspekton ambientet e kompanisë dhe kryen analizën e plotë të sistemit të prodhimit ushqimor referuar kërkesave të standardit organik, ku në fund të proçesit të inspektimit paraqiten jo konformitet e rezultuara gjatë proçesit të prodhimit të produktit ushqimor. Jo konformitetet e identifikuara mund të jenë në sistemin e dokumentimit, zbatimit, ndërgjegjësimit të punonjësve, përpunimit, gjurmueshmërisë dhe verifikimit të përbërësve, përputhshmërisë ligjore dhe rregullores standarde të punës.
Avantazhet e zbatimit të standardit organik
- Mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve dhe rritja e cilësisë së produkteve ushqimore
- Mbrojtja e biodiversitetit dhe nxitja e bashkëjetesës në harmoni me tokën, bimët dhe kafshët
- Mbështetje dhe nxitje e jetesës në zona rurale
- Shtimi i vlerës së produktit nga zbatimi i një standard të njohur globalisht
- Krijimi i imazhit pozitiv dhe mundësi bashkëpunimi me klientë potencial
Pse Tirana Food Consulting?
Integriteti dhe profesionalizmi i ekipit të Tirana Food Consulting bëjnë të mundur mbrojtjen e prodhuesve dhe garantimin e konsumatorëve. Ekipi jonë ofron mbështetje dhe bashkëpunim të plotë në të gjitha hapat e ngritjes së Sistemit të Menaxhimit Organik, me qëllim realizimin e suksesshëm të çertifikimit Organik që në fazën e parë të aplikimit dhe gjatë procesit të inspektim/çertifikimit. Shërbimet tona në ngritjen e Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë Organike përfshijnë standardet:
Ligji Shqiptar 106/2016
bi-OS (Ekuivalent me EU)
NOP USDA
Bio Suisse (Eksportues në Zvicër)
Fushat e konsulencës të ofruara nga Tirana Food Consulting për zbatimin e Sistemit të Menaxhimit Organik përfshinë fazat e: Planifikimit, Organizimit, Drejtimit, Motivimin e Burimeve Njerëzore, Monitorimin, Analizën e Rrezikut, Auditet e Brendshme dhe Vlerësimin.
- 00355 67 75 75 020
- 00355 68 31 94 900
- [email protected]
- www.tiranafoodconsulting.com
- Rruga Don Bosko, Tiranë, Shqipëri